Nën dyshimet për posedim të armëve pa leje kompetente, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer bastisje dje në një shtëpi private në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar armë pa leje të lëshuar nga organet kompetente
49-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.