Përplasen ashpër Valon Syla e Avni Rudaku: “Të padis, hajt guxo fyjëm”, “Me kënd po do me debatu ti?”

Gazetari Valon Syla e sociologu Avni Rudaku janë përplasur në Pressing mbi pikëpamjet e tyre rreth migrimit.

Më pas ata shkëmbyen edhe fjali të tjera, si Rudaku i tha Sylës se do ta padis nëse e fyen.

E Syla i tha atij me kond po dëshiron me dalë në debat, pasi sociologu paraprakisht insistonte se Syla po i then rregullat e debatit dhe po e bën vetëm për spektakël.

Kështu Rudaku tha se para se të shkojnë në emisione dëshiron të dijë se me kënd do të debatojë.

Pjesë nga debati Syla-Rudaku:

Rudaku: Ti don me shndërru në spektakël, unë nuk ta shndërroj në spektakël.

Syla: Ma se unë jam shumë i keq me ofendu, përnjëmend e kam.

Rudaku: Ja veç pak, të padis, lirish fyjëm.

Syla: Paditëm kur të duash, por po të them kadale se nuk i thuhet njërit me ditë kush është në panel s’vij.

Rudaku: Bash të padis, a me ta kthy kurrë s’ta kthej

Syla: Po ti më fyejte mua, çka më the

Syla: E me kond po don me dal në panel, me Bill Clinton a kond?

Rudaku: Ti po i then rregullat e debatit o Valon.