Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se Albin Kurti por edhe ai vet u ka rënë në qafë qeverive të kaluara sa i përket lëshimeve që ato i kanë bërë në dialog.
Ymeri thotë se nëse dështon Asociacioni do të na pret ndarja e Kosovës.
“Nëse përmbyset dialogu dhe ne shpëtojmë nga “Zajednica” çfarë na pret neve. A po mendojmë ne se Kosova do të fitojë njohjen dhe subjektivitetin e plotë ndërkombëtarë pa bërë asnjë lëshim, apo po mendojmë se çfarë lëshimi do të bëjmë. Tash i dimë dy opsione: Asociacionin apo opsioni i ripërcaktimit të kufijve”, tha Ymeri në ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjini, përcjell 07 Press.
Ai thotë se në fund të marrëveshjes, Kosova gjithsesi do të bëjë koncesionin e saj ndaj Serbisë.
“Një gjë ne ua kemi borxh qeverive të kaluara, sidomos kryeministri Kurti por deri diku edhe unë, duhet të pranojmë që një pjesë e konsiderueshme e marrëveshjeve dhe lëshimeve kanë qenë të pashmangshme në çfarëdo faze që janë bërë. Përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi do ta ketë edhe kompromisin nga ana jonë”, ka deklaruar tutje Ymeri.