Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka treguar bisedën më interesante gjatë qëndrimit të tij brenda 7 muajve në objektin e Komunës.
Ai tha se një komunikim me Albin Kurtin ka qenë jashtëzakonisht i mirë.
Derisa Hetemi ka treguat se i është lutur Kurtit që “mos të lëshojnë pe”.
“Është interesant një bisedë. Më ka thirr kryeministri dhe më pyeti si po kaloj, e a jam mërzit. Unë i kam thënë ‘kryeministër mos u shqetëso për mua, unë jam i vendosur, e kam një finish deri sa të realizohet kjo punë”. Ka qenë bisedë jashtëzakonisht e mirë. Po ashtu i kam thënë ‘të lutem kryeministër ju atje mos lëshoni pe’! Kjo ka qenë biseda më interesante që e kam pasur brenda këtyre 7 muaj dite që kam qenë këtu brenda”, theksoi Hetemi në Tëvë1.