Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka raportuar përpara deputetëve të Parlamentit Britanik për vizitën e tij në Kosovë. Ai është pyetur nga deputetja Alicia Kearns për situatën në Veri dhe për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Cameron ka thënë se sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Ai ka thënë se nëse shikohet tek sasia e armëve dhe numri i njerëzve që ishin të përfshirë, nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, Cameron thotë se do të kishte një varg sulmesh ndaj stacioneve policore dhe do të vendoheshin barrikada nëpër rrugë.
Cameron në raportimin e tij ka thënë se grupi i Banjskës nuk kishin thjeshtë armë, por kanë qenë ta pajisur me mjete shumë të rënda.
Kryediplomati britanik ka thënë se është i vetëdijshëm sesa i rrezikshëm ka qenë sulmi i Banjskës dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja e udhëtimit në Kosovë, për të takuar nga afër KFOR-in, komandantin e forcave britanike dhe për të provuar që të bëjë një vlerësim vetë për natyrën e asaj që po ndodh në Kosovë.
“Unë jam shumë i vetëdijshëm sesa i rrezikshëm ishte, dhe kjo është edhe arsyeja pse isha në Kosovë dhe takova KFOR-in dhe komandantin e forcave britanike dhe të tjerët, për të provuar të bëj një vlerësim vetë, për natyrën e asaj që po ndodhë në Kosovë”, ka thënë Cameron.