Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar lidhur me liberalizimin e vizave duke thënë se nuk është akt, për të përvetësuar meritat nga askush, duke shtuar se Qeveria Kurti nuk e ka përmbushur asnjë kriter për liberalizimin e vizave.
Mustafa ka thënë se nga 95 kushtet qe kishte Kosova, 83 janë përmbushur në vitin 2016 dhe dy të fundit në vitin 2018.
“Liberalizimi i vizave nuk është akt, për të përvetësuar meritat nga askush. Është proces i filluar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2009 i negociuar me Komisionin Evropian në qershor të vitit 2012, kur iu prezantua Kosovës Udhërrëfyesi për liberalizim që përcaktonte një listë të gjerë kriteresh (kushteve, standardeve) pra reformash nga riintegrimi, ripranimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve, migracioni, azili, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e lëvizjes e deri te demarkacioni i kufirit me Malin e Zi”, ka shkruar tutje ai.