Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka takuar sot përfaqësues të shteteve të QUINT-it dhe të zyres së BE-së në Kosovë.
Krasniqi, ka njoftuar se me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.
dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ditë më parë për mediat serbe ka deklaruar se pret zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës dhe atë në afatin më të shkurtër të mundshëm.
Ai beson se rithemelimi i vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës është i domosdoshëm për deeskalim të situatës në terren, dhe për procesin më të gjerë të normalizimit.