Çështja e liberalizimit të vizave është rezultat i katër- pesë qeverive ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri duke akuzuar VV se gjatë kohës sa ka qenë në opozitë ka penguar këtë proces që tani është duke e përvetësuar.
“Liberalizimi i vizave vjen si rezultat i katër – pesë qeverive, bile kur e sheh me sy kritik dhe real VV dhe AAK kur kanë qenë në protesta në atë kohë akuzohet se ka penguar liberalizimin e vizave”.
“Për liberalizim VV ma shumë ka pengu se sa që ka bë diçka”, tha ai në T7.
Ai tha se viti 2023 është vit i humbur për Kosovën.