Deputetje e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar Qeverisë pasi Spanja njohu pasaportat e Kosovës.
Deputetja Shoshi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim.
Ajo i është drejtuar Qeverisë Kurti duke i thënë, “mos na shitni dushk për gogla”.
“Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon”, ka shkruar ajo mes tjerash.