Mbi 1 mijë e 700 ankesa i kanë shkuar deri tash KESCO’s, lidhur me faturat e larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor. Përkthyer në përqindje, i bie 0.25 përqind e totalit të konsumatorëve që ka kjo kompani.
Qytetarët po pretendojnë se faturat u kanë ardhur shumë më të larta, edhe pse kanë shpenzuar njëjtë energji sikurse muajin parprak. Përveç te KESCO, ankesa kanë shkuar edhe në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike-KESCO po përballet me qindra ankesa të qytetarëve. Shkak janë bërë faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor.
Shumë konsumatorë janë ankuar se faturat e muajit të fundit u kanë ardhur shumë të larta, ndonëse thonë se kanë shpenzuar po aq energji sa muajin nëntor.
Zëdhënësja e KESCO’s, Margarita Rashiti ka bērë të ditur se 0.25 përqind e konsumatorëve kanë paraqitur ankesë deri lidhur me faturën e fundit të energjisë elektrike, që i bie 1750 konsumatorë.
Sipas saj, pas sqarimeve që u janë ofruar, një pjesë e këtyre konsumatorëve nuk kanë vazhduar me ankesa me shkrim.