Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka sekuestruar pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës.
Sekuestrimet janë kryer në lokacione si dhe raste të ndryshme.
Ndërkaq, nga pesë të dyshuarit, katër janë liruar kurse njëri është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Zyrtarët policor të stacioneve dhe njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë , gjatë javës së parë të janarit, kanë shoqëruar në stacione policore pesë persona, të cilëve u janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion”, thuhet tutje në njoftim.