Qytetarët e Prishtinës, Prizrenit, Lipjanit dhe Istogut tani mund të zgjedhin mjekun e tyre familjar përmes platformës eKosova. Këtë e ka bërë të ditur eKosova përmes një postimi në “Facebook”.
“Në Platformën eKosova u lansuan katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.
Në Prishtinë tashmë janë aktive vetëm Qendra e Mjekësisë Familjare – 5 në Ulpianë dhe Qendra e Mjeksisë Familjare – 6 Bregu i Diellit, transmeton rtv21.tv.
Gjithashtu ata kanë spjeguar edhe hapat përmes të cilëve mund të realizohet ky shërbim.
Linkun për marrjen e këtyre shërbimeve e gjeni këtu.