Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë është duke zhvilluar një operacion, në disa lokacione në gjithë Kosovën për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi” nga persona zyrtarë e qytetarë.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda PTH në Prishtinë, Krimet ekonomike tashmë kanë zbarkuar në Hotelin ‘Lake Side’ në Vërmicë të Prizrenit.
Sipas informacioneve, dyshohet se dy biznesmenë dhe disa zyrtarë tatimorë janë cak i organeve të rendit, nën dyshimet se janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Lajmi në përditësim…