Rriten rastet me grip sezonal, një mjek trajton mbi 100 pacientë në ditë

Kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, Valdet Hashani, ka bërë me dije se gjatë javëve të fundit është rritur fluksi i qytetarëve që po kërkojnë ndihmën e mjekut.

Në një prononcim për Ekonomia Online, ai ka deklaruar se gjatë kësaj kohe 20 për qind numri i pacientëve që janë duke kërkuar trajtim si shkak i gripit sezonal.

Ai ka treguar se ka raste që një mjek brenda një dite i kontrollon mbi 100 pacientë.

Ka pasur qendra ku numri i pacienteve ka tejkaluar 100 për një mjek, që mund të keni parasysh që kjo mund të jetë një ose dy ditë po gjatë tërë javës kjo është pothuajse e pa mundur. Realisht në kushte normale ne i kemi 30 deri 50 pacient, mirëpo është dyfishuar numrin. Të moshuarit ose personat që kanë ndonjë sëmundje kronike por edhe që janë të vjetër por gjithashtu edhe numri i fëmijëve ka qenë me i lartë me këto simptomatologji. Më tepër kanë ardhur për shkak të trupit dhimbjeve muskulore, teshtimë, shumicën e kohës kanë qenë me temperaturë, dhimbje koke, vjellje, kollitje që fillimisht ka ardhur ditëve të para”, ka deklaruar Hashani.