Anulohet tenderi i rezervave shtetërore, ishte paraparë të blihej oriz, vaj, konzerva e ujë

Është anuluar tenderi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për furnizim me produkte agro-ushqimore për nevojat e Rezervës Shtetërore.

Tek arsyeja e anulimit të tenderit thuhet se “Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”.

Për këtë tender kishin dorëzuar ofertat dy kompani, Beni Dona Plast SH.P.K dhe Sweet Bakery SH.P.K, por që të dyja kanë tejkaluar vlerën e planifikuar të kësaj procedure. Njëra e kishte tejkaluar vlerën për mbi 10 mijë euro, e tjetra për gati 90 mijë.

DRSHM, sipas Programit vjetor te miratuar nga Qeveria”, thuhej në njoftimin për kontratë.

Vlera e këtij tenderi ishte 227 mijë e 500 euro dhe përmes tij, MINT planifikonte të furnizohej me 80 mijë kilogramë oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copë konzerva (rrisk gjedhi) nga 200 gramë, si dhe 15 mijë bidona, 10 litërsh, me ujë.