17 aplikuan, por fatin për t’u pranuar e patën vetëm 5 kandidatë.
Rinesa Imeraj, Bleonesa Sylaj, Elona Myrta, Shpresa Nikçi dhe Besarber Qufaj janë infermierët që u punësuan së fundi nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.
Por, për pranimin e tyre, janë adresuar disa ankesa në drejtim të këtij institucioni.
Madje, burimet i kanë thënë televizionit se kandidatët e pranuar kanë lidhje të afërta familjare me disa prej anëtarëve të bordit të këtij spitali.
Televizioni gjatë ditës ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e saj, Fazli Shala, por i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij.
Ngjashëm ndodhi edhe me anëtarët e komisionit vlerësues që nuk u deklaruan për këtë çështje.