Gazeta mbrëmë ka raportuar për një rast të pazakontë që ka ndodhur pas një aksidenti në komunikacion.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, kishte bërë një gjest të padëgjuar para shoferes e cila deshi t’i fotografojë dëmet e shkaktuara në veturë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për F.Demirin, 38-vjeçar, i cili u arrestua pasi kishte zhveshur rrobat e tij të poshtme, duke kërkuar nga 21-vjeçarja që u përfshi në aksident që t’i fotografojë organet gjenitale të tij.
Demiri është shoqëruar në stacion policor, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Ngacmim seksual’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.