Gastronomia po konsiderohet si ndër sektorët që mund të atakohet më së shumti me ikjen e punëtorëve jashtë shtetit. Kësisoj, ky sektor ka filluar të marrë punëtorë të huaj, tha Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova qëndron më mirë se shtetet e rajonit sa i përket punëtorëve të këtij sektori por që rreziku, megjithatë nuk e sheh si të vetmin sektor që përballet me mungesë të punëtorëve.
Sekretari në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës e konsideron si normale këtë migrim siç u ballafaquan edhe shtetet tjera. Ai ka thënë se nuk janë përgatitur siç duhet për t’u përballur me këtë migrim, teksa konsideron se është rritur më shumë vlerësimi për punëtorë.
“Realisht shumë sektor janë prekur nga liberalizimi i vizave si një mase lehtësuese e lëvizjes së lirë të njerëzve, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët normalisht që ka ndiku edhe pakëz në rritjen e panikut në popull se është një përvojë e paprovuar në të kaluarën dhe tashti domethënë është hera parë që ballafaqohemi me një realitet të ri por unë e konsideroj që është një rrjedhje normale siç i ka prekur të gjitha vendet tani po hyjmë në atë vlugun e popujve të cilët migrojnë dhe lëvizin por kjo normalisht do t’i ketë shqetësimet e veta sepse ne si vend nuk kemi përgatitur apo s’jem parapërgatitur mjaftueshëm ashtu që këtë situatë ta amortizojmë në mënyrë të mirë të mundshme por realisht gastronomia është një ndër sektorët që do të preket nga ky lehtësim i lëvizjes bashkërisht me sektorin e shëndetësisë, me sektorin e ndërtimit të cilat do të ndikojnë jashtëzakonisht shume sidomos do të këtë një migrim të trurit të një kategorie demografike një rinie e cila po që se është aset tepër i madh për vendin tonë në kuptimin e vlerës së fuqisë punëtore”, ka thënë Vranica.