Në Polici kanë përfunduar së fundmi edhe një çift nga Fushë Kosova, pasi një 20-vjeçare e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike që ka ushtruar ndaj saj.
Sinjali mëson se viktima ka raportuar se burri e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe frikë e shqetësim, për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.
Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “Dhunë në familje”.