“Humbje për familjen e vendin”, vdes polici Gazmend Zejneli

Sot u nda nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Gazmend Zejneli.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.

Familjarët e kujtojnë Gazmendin si një polic të shkëlqyer, ku pjesën më të madhe të jetës i shërbeu shtetit.

Zejneli ishte nga fshati Zaplluxhë, Komuna e Dragashit dhe kishte shërbyer si polic në Prizren.

Për vdekjen e policit, Gazmend Zeneli ka shkruan edhe gazetari, Enis Veliu, i cili e ka vlerësuar lartë figurën e tij.