Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.
Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur edhe së fundmi, në një familje në Shtime, ku një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të dhunës që djali ka ushtruar ndaj tij.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia,
Përballë kësaj situate, viktima ka arritur që t’i ikë djalit dhe ta denoncojë në Polici, por i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe është arratisur.
Si rezultat i denoncimit, babai i të dyshuarit ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme për të lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit