Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur në lidhje me trajnerin e ri të Kosovës.
Ademi tha se kanë krijuar tri lista, varësisht prej profilit të trajnerëve.
Ndërsa, tha se në asnjërën nga këto lista nuk figuron një trajner shqiptar.
“I kemi tri lista, A, B dhe C. Në listën A janë disa, duke përfshirë edhe Morenon që ka qenë. Në listën A janë 5 veta me Morenon, tani janë 4. Nëse me këta nuk mund të mirremi vesh, kalojmë në listën B. Nëse as ajo nuk funksionon, sigurisht që edhe lista C ka emra të mirë. Fatkeqësisht nuk ka asnjë trajner shqiptar. Nuk kemi kohë për prova. Në listë ka gjermanë, austriakë, holandezë dhe argjentinas”, tha Ademi për ATV.