Deputeti Haki Abazi, ka thënë se deklarata e konsulentit Gani Jakupi, ngjason me një “humor idiotesk”, në lidhje me rolin e ndërmjetësuesit në sigurimin e njohjes së pasaportës të Kosovës nga Spanja.
Abazi e ka quajtur pretendimin për ndikim të Jakupit si “humor më idiotesk të javës”.
“Humori më idiotesk i javës është që Ganiu ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja”, ka shkruar Abazi ndër të tjera në Facebook.
Postimi i plotë:
“Humori më idiotesk i javës është që Ganiu ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja. Kjo gënjeshtër është aq e pa kripë sa që deklaratën e Ministrës së Punëve të Jashtme dhe Diasporë se “nuk mund të tregoj se për çfarë është paguar Ganiu” e bën vepër penale dhe keqpërdorim serioz të parasë publike. Në aspektin e moralit politik këto deklarata të zyrtarëve shtetëror për punën e Ganiut janë nënës çdo nivel të mund. Zero llogaridhënie, mungesë serioze e demokracisë dhe kontrollit institucional”, ka shkruar ai.