Raportohet për hudhjen e një mjeti shpërthyes në stacionin policor në veri të Mitrovicës

 

Gjatë mbrëmjes së sotme dyshohet se është hedhur një mjet shpërthyes përgjatë oborrit të stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës.

Ky lajm u bë i ditur përmes një shkrimi të gazetarit Venhar Isufi, në rrjetin e tij social, Facebook.

Ai shkruan se ani pse nuk ka lëndime, grupet në veri të Mitrovicës janë akoma aktive dhe të interesuar për destabilizim, mirëpo nuk do i’a dalin dot”, ka potencuar Venhari.

Ndërkaq, deri në kohën sa shkruajmë, nuk raportohet të ketë lëndime.

Postimi i plotë:

“Ne stacionin e Policise ne veri te Mitrovices, eshte hedhur nje mjet shperthyes, nuk ka lendime, por, kjo po na tregon se grupet atje jane ende aktive dhe te interesuar per destabilizim, e qe nuk do t’ia dalin dot”.