Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se zv. Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe këshilltari i MPJD-së, Gani Ejupi nuk kanë bërë asgjë, për punën e njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja.
Haziri thotë se për këtë njohje duhet t’i jemi falendërues Borrelit.
Tutje, Haziri e ka përmendur edhe pagën e Jakupit prej 7500 eurosh, duke thënë se edhe përkundër këtij fakti, i njëjti nuk ka bërë asgjë.
“Nada”, nga gjuha spanjolle “asgjë”, ripërsëritë Haziri se dyshja e përmendur më lartë nuk kontribuuan në njohjen e pasaportave.
Spanja befasoi qeverinë, z. Besnik Bislimi dhe Gani Jakupin me super pagë për asgjë, me pranimin e njëanshëm të pasaportës së Kosovës, duke na njoftuar përmes DG Home/BE dhe jo nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Spanjës. Kurrë asgjë nuk keni bërë për këtë punë ju. Nada! Veç thuani faleminderit z. Borell!
Urime fansave të Barcelonës dhe Realit, mbi të gjitha!