Hajnat i hyn në shtëpi, 94-vjeçari i dorëzon grabitësit 140 euro

Një person i maskuar dhe i armatosur me thikë, ka hyrë në shtëpinë e një burri dhe duke e kërcënuar me jetë, e ka detyruar 94-vjeçarin t’ia dorëzoj paratë në vlerë prej 140 euro.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se hetimet janë duke u zhvilluar.

“Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.

Ndërkaq, detajet e plota rreth ngjarjes endu nuk janë bërë të qarta.