Më datë 14 janar të këtij viti, qytetarët e Prishtinës kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”. Rrugë kjo e cila vazhdon të jetë e mbyllur për autobusë dhe vetura, pas zgjerimit të sheshit deri tek katedralja, ku si pasojë janë krijuar probleme në trafik dhe kolona të gjata.
Njoftimi është dhënë nga “Vrojtuesit e Lagjes- Prishtinë, faqe kjo e cila raporton problemet lidhur me kryeqytetin.
“Pas mbylljes së rrugës, jemi përballur me problem të vazhdueshëm me trafikun dhe kolonat e gjata që kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullim. Pas mbylljes së rrugës, kemi përballuar problem të vazhdueshën me trafikun. Protesta jonë do të jetë paqësore dhe e ligjshme, për të shprehur nevojën tonë për të hapur këtë rrugë të rëndësishme për qytetarët e lagjes”, thuhet në njoftimin nga “Vrojtuesit e Lagjes- Prishtinë”.
Sipas këtij njoftimi, protesta do mbahet më 14 janar, në pikën e mbylljes së rrugës Xhorxh Bush.