Hardh Fest ka shpallur thirrjen për kompanitë dhe organizatat artizanale.
Festivali i Rrushit që sivjet mbahet në datat 2,3 dhe 4 shtator ka siguruar hapësirë për ekspozimin e artizanaleve në edicionin e sivjetmë.
https://permbledhja.com/ky-eshte-dj-i-qe-dyshohet-se-vodhi-nje-iphone-7-ne-shtepine-ku-shkoi-te-beje-muzike-ne-rahovec/
Në njoftim thuhet:
Që nga koha kur njerëzimi ka filluar të ekzistojë, është përcjellë nga punimet e dorës. Artizanati është tipi më i sofistikuar i të punuarit me dorë, duke përdorë mjete të punës nga më të thjeshta 🚪🔨🪵
Ndër veçantitë e festivalit Hardh Fest mbetet ekspozimi i punimeve artizanale, andaj ftohen kompanitë dhe organizatat artizanale nga komuna e Rahovecit të marrin pjesë në panairin e Hardh Fest 2022!
Të interesuarit të aplikojnë në: [email protected], deri me 28 gusht 2022.
Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga partneri festivalit Stone Castle.
#CaKokrraRrushi #HardhFest #Rahovec