Policia hedh topin te pala serbe, fton mërgimtarët t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

Policia e Kosovës ka ftuar mërgimtarët që t’i shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera kufitare.

Veç kësaj, ata kanë akuzuar palën serbe që po punon me staf minimal, ndërsa këtë problem e kanë adresuar edhe te mekanizmat ndërkombëtarë, përcjell 07 Press.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, më 6 janar 2024

Policia e Kosovës, bazuar në informacionet që në vazhdimësi i siguron nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, vërehet se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave që dalin nga Republika e Kosovën është në Pikë Kalimit Kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë mjaft të gjata.

Policia e Kosovës, sipas planifikimeve të saja, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme duke angazhuar personel të mjaftueshëm, me qëllim të përshpejtimit dhe lehtësimit të qarkullimit kufitar.

Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të pales serbe.

Policia e Kosovës, e ka adresuar këtë shqetësim edhe te mekanizmat ndërkombëtar, ku ka kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejt kufitar.

Njëkohësisht ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë Pikë Kalimet Kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare), ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që t’ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale.