Arifi: Kurrë nuk jam ftuar nga Kurti në takim, ka injoruar çdo ftesë timen

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti për përçarje të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

I pari i Preshevës ka deklaruar se kurrë nuk është ftuar nga kryeministri i Kosovës për ndonjë takim.

Arifi ka treguar se Kurti ka refuzuar edhe ftesat e tij për takim.

Në takimet të cilat i bën (Albin Kurti) në Prishtinë, mua si kryetar i partisë më të madhe, si kryetar i Preshevës, kurrë nuk më fton. E dëgjova një deklaratë një ditë që është thënë publikisht që unë kam qenë i ftuar. Nuk kam qenë i ftuar. Jo vetëm në këtë proces të zgjedhjeve parlamentare, por edhe dy vitet e fundit nuk kam qenë i ftuar. Përkundrazi, unë kam bërë kërkesë për takime të cilat janë injoruar nga Kurti”, ka thënë Arifi për Kosovapress.