Sadri Ramabaja e quan Isa Mustafën “marionetë”, pasi e përkrahu Sali Berishën

Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i LVV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar shkrimin e Isa Mustafës, ish-kryetar i LDK-së, i cili ditë më parë foli për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe vendimin për arrest shtëpiak të Sali Berishës, ish-president i Shqipërisë.

Në lidhje me këtë deklaratë, Ramabaja ka pasur një shkrim të ashpër, duke e quajtur Mustafën “marionetë”.

“Kur marionetat në Prishtnë mbështesin marionetat në Tiranë…” – shkroi Rambaja.

Por çfarë kishte shkruar Mustafa?

“Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë” – u shpreh Mustafa.