Avokati Tomë Gashi ka shpërndarë një postim ku shihet Papa Françesku me plis shqiptar me shqiponjën dy krerëshe. Foto kjo që ishte publikuar dje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Por, çka e bëri të çuditshëm këtë shpërndaje të avokatit Gashi në profilin e tij në Facebook, ishte mbishkrimi i postimit, ku kërkohen së paku 50% e shqiptarëve t’i bashkohen Kishës katolike.