Ardhja dhe largimi i bashkatdhetarëve për fundvit në Kosovë ka bërë që të krijohen edhe kolona në disa pika kufitare.
Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 20-30 minuta, ndërsa në Jarinje 15-20.
Në Merdarë pritjet janë regjistruar deri në 1 orë e gjysmë dhe kolona e krijuar është 700-800 metra.
Siç njofton Qendra Kombëtare Për Menaxhim Kufitar, qarkullimi në pikat tjera kufitare është duke vazhduar pa pritje të gjata.