Veber: Liberalizimi është dashur të zbatohet kohë më parë, ka dëmtuar thellësisht kredibilitetin e BE-së në Kosovë

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat Demokratike në Berlin, Bodo Veber, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është dashur të zbatohet shumë kohë më parë.

Kjo sipas tij ka ka dëmtuar thellësisht kredibilitetin e BE në Kosovë.

“Është diçka që duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. Kjo është diçka që e ka dëmtuar thellë kredibilitetin e BE-së në Kosovë, kjo zvarritje praktikisht gjysmë dekade. Kujtojmë se në vitin 2018, Komisioni Evropian ka konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”.

“Nuk kishte lidhje fare me Kosovën dhe plotësimin e kushteve, atje Kosova ishte vetëm dëm kolateral i lëvizjeve të djathta në gjeopolitikë dhe kjo vonesë me të vërtetë dëmtoi besueshmërinë e BE-së karshi qytetarëve dhe qeverisë në Prishtinë”, tha Veber për Kosovo Online

Kur bëhet fjalë për serbët në Kosovë që kanë pasaporta serbe, Veber beson se kjo temë ka ngjallur shumë polemika.

“Komisioni Evropian ka nisur një iniciativë që edhe serbët në Kosovë që nuk kanë dokumente të Kosovës, t’i gëzojnë përfitimet e liberalizimit të vizave, pra të gëzojnë të gjitha përfitimet e udhëtimit falas. Kjo shkaktoi shumë zënka dhe polemika për këtë temë, jo vetëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por edhe ndërmjet OJQ-ve me bazë në Prishtinë dhe atyre me bazë në komunat me shumicë serbe. Ka argumente pro dhe kundër kësaj pyetjeje”.

“Pyetja themelore është se cili ishte motivi kryesor në vitin 2009, kur Serbia mori liberalizimin e vizave, për të shkuar në atë bllokadë. A ishte në kuptimin e frikës nga kontrabanda dhe çështje të tjera, a ishte çështja e statusit sepse më vonë në dialog u diskutua pikërisht zgjidhja e çështjes së statusit dhe njohja e realitetit të Kosovës së pavarur. Në atë kuptim, një vendim i tillë mund të kontestohet, nga Prishtina ka argumente se ky ndalim ka sjellë që gjithnjë e më shumë serb të Kosovës që nuk kanë dokumente të Kosovës tani kanë marrë pasaporta”, thotë Veber.

Ai thekson se kjo është një temë e komplikuar me argumente të mira për të ruajtur atë status, por ka edhe argumente të mira në favor të faktit se serbët në Kosovë nuk duhet të jenë të vetmit që do të përjashtohen nga liberalizimi i vizave.