Kamera të sigurisë me intelegjencë artificiale së shpejti do të vendosen në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social, i pari i Prishtinës Përparim Rama.
‘’Për herë të parë në Prishtinë, nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit.Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet’’, ka thënë Rama.
Më tutje i pari i Prishtinës thotë se përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.
Po ashtu edhe personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak