Krasniqi: As fëmijët s’e besojnë propagandën e Qeverisë Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i bindur se 2024-ta do të jetë vit zgjedhor në Kosovë. Krasniqi ka adresuar shumë kritika në drejtim të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se viti që lamë pas ishte i humbur për Kosovën.

Është me e vogël sesa rritja mesatare ekonomike në kohën e viteve të para të pasluftës, kur ka qenë rreth 5 për qind, e ka qenë edhe në kohën e krizës më të madhe globale financiare (2008).

Mbi të gjitha nën Qeverinë Kurti, për herë të parë ka ndodhur diçka që ka qenë e paparamendueshme: Kosova ka marrë sanksione nga Bashkimi Evropian, masa ndëshkuese konkrete, pezullim të rreth 300 milionë eurove të dedikuar për Kosovën dhe qytetarët e saj, pikërisht për shkak të qeverisë dhe për shkak të kryeneçësisë, gabimeve edhe mashtrimeve të kryeministrit”, ka thënë ai për EO.

Nga ana tjetër, ai akuzon Qeverinë për propagandë.

Absurditetet e tij (Kurtit) janë të jashtëzakonshme. Para disa ditësh në dhjetor dolën dhe thanë që ekonomia e Kosovës është e treta në Evropë. As fëmijët nuk mund ta besojnë një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi.

Një ndër arsyet kryesore të vendosje së masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, sipas Krasniqit, ka qenë mosmbajtja e fjalës nga kryeministri Kurti.

Janë marrë vesh për diçka e ai nuk e ka mbajtur fjalën”, ka shtuar ai.

Kryetari i PDK-së thotë se qytetarët e Kosovës, por as partnerët ndërkombëtarë, nuk e kanë të qartë a e ka pranuar  kryeministri Kurti draft statutin e  Asociacionit, a do ta aprovojë në Qeveri dhe a do të dërgojë për opinion në Gjykatën Kushtetuese.

Ne e kemi humbur respektin e partnerëve të rëndësishëm të Kosovës, pikërisht për shkak të këtyre arsyeve. Sepse njerëzit dëshirojnë që të kenë një parashikueshmëri në raporte, dhe me Kurtin nuk e kanë një gjë të tillë”, është shprehur ai.

Por, Krasniqi mendon se më nuk ka hapësirë për taktizime.

Nuk do të ketë rrugëdalje, përveç të marrë veprime dhe vendime, në javët e ardhshme. Nuk e pret bota Albin Kurtin me bë hajgare me ta, siç ka bërë deri tash”, ka deklaruar kryetari i PDK-së.

Ai po ashtu ka komentuar dhe sondazhin e publikuar gjatë muajit dhjetor, ku partia në pushtet del se ka ende përkrahje të madhe.

Ai e ka quajtur të papranueshme përfshirjen e ish-presidentit, Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, në këtë sondazh dhe në diskutimet ditore politike.

Sondazhi i vetëm që vlen është sondazhi i kutisë së votimit dhe dita e zgjedhjeve… Nëse kryeministri vërtet beson në sondazhe të tilla, nëse ai përnjëmend mendon se populli ende vazhdon që të mbështesë, unë e ftoj që t’i shpallim zgjedhjet qysh sot”, ka thënë ai, duke shtuar se “për t’ia ruajtur egon Kurtit”, mund të shpërndahet Kuvendi dhe jo ai të japë dorëheqje.