Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave, një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e financiare për mosmbajtje të fjalës dhe obligimeve shtetërore.
Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është koha që kryeministri me kërku falje për bllokimin 7-vjeçar të liberalizimit, dhe “koha për me i tregu popullit kur largohen sanksionet”.
Ndërsa, e ka quajtur “budallaki” adresimin e djeshëm të kryeministrit Kurti për udhëtarët që ishin në aeroplan dhe si destinacion patën Vjenën.
Tutje, ai u ka thënë qytetarëve “njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën!”.
”Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën! Një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e finaciare për mosmbajte të fjalës dhe obligimeve shtetërore, NUK ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave pas vonesës prej 7 vitesh. Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet. Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së! Vjena është vendi më i mirë kur Kosva me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur Kurti protestonte e martirizonet njerëz kundër saj! Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën”, ka shkruar Haziri në Facebook