Qytetarët e Serbisë dhe të Shqipërisë perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, në krahasim me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton një Anketë e Këshillit të Bashkëpunimit të Rajonal e realizuar verën e këtij viti në kuadër të Barometrit të Sigurisë.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut e ndan vendin e katërt me Malin e Zi, konkretisht 49 për qind e të anketuarve në Maqedoni thonë se janë të shqetësuar me korrupsionin sistemik në nivelet e larta të shtetit.
“Një nga faktorët e ndërlikuar që ndikon në nivelet e pakënaqësisë me situatën e përgjithshme në ekonomi të rajonit lidhet me nivelet e larta të korrupsionit të perceptuar. Shumica dërrmuese e të anketuarve (86%) besojnë se korrupsioni është disi ose shumë i përhapur, me Serbinë që renditet e para (90%) e ndjekur nga Shqipëria (87%), Kosova (59%) Bosnjë dhe Hercegovina (56%), Maqedonia e Veriut (49%), si dhe Mali i Zi sikurse Maqedonia me 49%” thuhet në Raportin që shoqëron Anketën e Barometrit.
I rëndësishëm mbetet fakti se, një në dy të anketuar në përgjithësi në rajon e sheh korrupsionin të rrënjosur thellë në ekonomitë (duke raportuar se fenomeni është shumë i përhapur). Analistët e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal raportojnë se përgjigjet ndaj pyetjeve rreth korrupsionit japin një pamje pesimiste së korrupsioni i përhapur. Të anketuarit kanë pranuar se, praktikat korruptive, të vogla dhe të mëdha, janë një pjesë normale e jetës në ekonomitë e rajonit të BB dhe se reagimi ndaj korrupsionit është joefikas dhe i pamjaftueshëm.
Besimi te korrupsioni është aq i fortë, pasi nxit perceptimet se shpesh është mënyra e vetme për të marrë shërbime publike. Aftësia e sistemeve demokratike për t’i bërë ballë destabilitetit varet në një masë të madhe nga mungesa e korrupsionit dhe nepotizmi në sektorin publik. Kapja e shtetit është një pengesë absolute për zhvillimin demokratik, thuhet në analizën e rezultateve të anketës.