Xhamia në Lagjen Mati 1 kundër Vitit të Ri – Ismet Kryeziu kërkon ndërhyrjen e shtetit

Drejtori i KDI’së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pasi Xhamia “Mati-1”, i obligoi nxënësit që të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.

Kryeziu ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për këtë rast,

“Këta propagandues fundamentalist nuk e promovojnë besimin në Zot, por në emër të besimit; janë të angazhuar ti bëjnë goditje rendit shoqëror dhe kushtetues, të shkuarës dhe të ardhmes shqiptare. Veprimet e tyre politike dhe fundamentaliste në emër të së drejtës për të besuar, nuk janë më vetëm ushtrim i së drejtës për të besuar.

Prandaj është e rëndësishme që shteti të ndërhyjë për të garantuar të drejtat e qytetarëve. Garancia më e mirë nga shteti është, kur ndalon veprimet e atyre që abuzojnë me të drejtat e të tjerëve, si në rastin e kësaj xhamie dhe këtij hoxhe”, ka shkruar Kryeziu.