Bajrami: Qeveria nuk mori masat e duhura ndaj krizave – dështuan në ndarjet buxhetore

Ish-ministrja e Financave njëherit deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami në një intervistë për Nacionale ka folur për punën e Qeverisë Kurti në zhvillimin ekonomik të vendit, krizat me të cilat janë ballafaqur qytetarët dhe rolin e qeverisë në menaxhimin e tyre.

Bajrami në këtë intervistë ka theksuar mungesën e investimeve kapitale, shpërndarjen e buxhetit për transfere dhe subevcione, inflacionin si dhe për punët që duhet t’i bëjë Qeveria Kurti gjatë vitit 2024.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë:

Nacionale: Si e shihni punën e Qeverisë Kurti në aspektin e ekonomisë gjatë vitit 2023 dhe sa është punuar në realizimin e premtimeve të bëra nga ta?

Bajrami: Jo vetëm gjatë vitit 2023, por prej ardhjes së kësaj Qeverie në pushtet ekonomia ka pësu rënie të lirë dhe për këtë mjafton të shohim që kur kjo Qeveri mori pushtetin me 21 Mars, në 2021 rritja ekonomike ka qënë 16% dhe sot jemi në 2%. Është e vërtetë se kjo Qeveri është përballë me disa kriza, sikurse që është mëse e vertetë se ata kanë marrë 51% të votave të trupës votuse duke premtuar se do të bëjnë mrekulli në secilën fushë. Nuk ka qytetarë që nuk i kujton premtimet e Kurtit se energjia duhet të lirohet se ne rrimë mbi gjithë këtë energji, se produktet bazë do të kushtojnë më lirë sepse TVSH-ja për këto produktet do të bëhet zero, se do të rritet paga minimale, Qeveria nuk do t’i tatimoj qytetarët për burimet e jetesës, banesa për qifte të reja, 160 qerdhe, rrugë infrastrukturë, Bankë Zhvillimore, Fond Sovran e dhjetra premtime të tjera që sot pas 32 muajve asnjëra nuk është realizuar – asnjëra.

Nacionale: Cilat janë disa nga krizat ekonomike me të cilat është përballur vendi dhe si i ka menaxhuar qeveria sipas juve?

Bajrami: Sa ju përket krizave me të cilat vendi jonë është përballë si kriza energjetike dhe ajo e inflacionit Qeveria nuk ka marrë masat e duhura, për të mos thënë se ka qendru krejt indiferente.

Kur jemi te enrgjia duhet të potencohet se përpos reduktimeve që kanë ndodhë edhe gjatë muajve të verës, kemi pasë dy herë ngritje të çmimit të energjisë elektrike; shpenzimi në katër komunat veriore tanimë e ka kalua 120 milionë euro, janë dhënë dhjetra miliona në subvencione, por nuk është që po shihen efektet e tyre. Dështimi më i madh në sektroin e energjisë është që nuk ka pasur asnjë hap të vetëm drejt ndërtimit të kapaciteteve gjeneruese, tanimë për shkak të sanksioneve ndaj Kosovës po dështon edhe ndrrimi i flitrave të termocentraleve ekzistuese dhe gjendja vetëm pritët të përkeqësohet. Energjia është shumë e rëndesishme për biznesin, pasigura në furnizim, reduktimet kanë shkaktu shumë probleme te bizneset, janë prishë plot kontrata të furnizimit me mallëra kryesisht eksport dhe meqë është rritë çmimi i energjisë elektrike për ekonomitë familjare, rrjedhimisht ka rënë fuqia e tyre blerëse.

Kriza me rritjen e çmimeve e cilat filloj në fillim të vitit të kaluar dhe e cila po vazhdon edhe sot është bërë shqetësimi kryesor i qytetarëve të këtij vendi. Sipas Pulsit Publik për Inflacionit të UNDP-së, listës së qytetarëve të varfër ju janë shtuar edhe 26 mijë qytetarë dmth. është rritë varfëria derisa rreth 62% e të anketuarëve kanë deklaruar se për të përmbushur nevojat e domosdoshme ata kanë sakrifikuar shpenzimet për arsim dhe shëndetësi. Rritja e çmimeve është rënie e fuqisë blerëse. është kërkesë me e vogël dhe kjo rezulton me tkurrje të ekonomisë në tërësi siç dëshmohet sot edhe nga norma e rritjes që është e e ulëta në historinë e pas pavarësisë. Qeveria një kohë të gjatë vetëm ka soditë inflacionin si një spektatore pa asnjë rol dhe në fund të vitit 2022 hartoj dhe e kaloj një Ligj i cili nga ideja dihej që ishtë antikushtetues, në kundërshtim të plotë me kapitullin IX-të, konkretisht me Neni 10-të të Kushtetutës i cili edhe rezultoj të jetë i tillë pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria me këtë Ligj dëshironte që të caktonte marzhat e fitimit dhe çmimet tavan për bizneset private, gjë që Kushtetuta jonë nuk e duron sepse sipas rregullimit kushtetues ne jemi ekonomi e tregut të lirë. Kjo Qeveri refuzoj të marrë masa fiskale, masa që i kishte premtuar t’i merrte edhe kur nuk kishte inflacion dhe masa të cilat LDK i ka propozu që në fillim të krizës. Dersia viti 2022 është mbyllë me normë mesatare të inflacionit (Indekis i Harmonizuar i Çmimeve) 11.6%, rritja e çmimeve ndonse me ulët ka vazhuar edhe gjatë këtij viti. Norma mesatare e inflacionit për janar-tetor 2023 është 5.5% që është ngritje mbi 11.6%, por mos të harrojmë faktin se ky është indeksi i harmonizuar i çmimeve sepse shporta bazë e konsumit është rritë me mbi 50% në krahasim me dy vite me herët. Ngritja enorme e çmimeve ka sjellë rritje të të hyrave për shtetin gjë me të cilën sot qeveritarët krekosën, por duhet ta dinë se derisa arka e shtetit po pasurohet xhepi i qytetarit çdo ditë e më shumë po varfërohet.

Kur jemi të inflacioni duhet patjetër të përmend se si ka ndikuar kjo edhe në tregtinë e vendit tonë me jashtë: viti 2022 është mbyllë me deficit tregtar me të lartin në histori 4.7 miliardë euro që tregon se edhe 200 milionë që Qeveria i ka dhënë në formë të lëmoshës ato mjete nuk ka qendru më shumë se një javë në Kosovë, kanë përfundu jashtë, e derisa eksporti në vitin 2022 në krahasim me 2021 ka pasë rënie në sasi për -15%, ka pasë rritje në vlerë +22%, ndërsa importi ka pasë rënie në sasi për 14.5%, ka pasë rritje në vlerë për 20.5%, çka do të thotë se kemi pasë tkurrje edhe të aktivitetit ekonomik edhe të konsumit e poshtu konfirmon se në mesatare produktet e importit e që janë me shumicë gjatë vitit 2022 na kanë kushtuar për 35% më shumë se në vitin paraprak. Tani Qeveria lavderohet sepse i janë rritë tatimet për 35%, por janë rritë si rezultat i rritjes së çmimeve dhe nuk qan kokën që sot qyetatrët e këtij vendi mezi kalojnë nga një muaj në tjetrin.

Nacionale: Cili është ndikimi i mungesë së investimeve kapitale në ekonominë e vendit?

Bajrami: Në përkeqësimin e gjendjes ekonomike ka ndikuar shumë edhe mos puna e Qeverisë, kemi pasë ekzekutim minimal të investimeve kapitale: viti 2021 ka qënë në nivel me vitin 2020 kur kishte pandemi dhe mbyllje totale, në vitin 2022 shpenzimet arritën në 60% dhe në vitin 2023 nga 819 milionë euro të parapar vetëm 263 milionë euro janë ekzekutuar në nëntëmujorin e këtij viti. Për këta 32 muaj të Qeverisë Kurti jashtë ekonomisë kanë qendru rreth 1 miliardë euro taksa të qytetarëve, mjete këto të destinuara për investime kapitale të cilat në vend se të rezultonin me rrugë, çerdhe, spitale e të kishin efekte multiplikuese në ekonomi, kanë qendru në llogari të qeverisë dhe janë zhvlerësu për normën e inflacionit. Përgjegjëse për këtë është vet Qeveria, fillmisht bllokada për me shumë se një vit në Organin Shqyrtuese të Prokurimit, mandej inflacioni, deri në një masë mungesa e transparencës dhe mënyra se si japën kontratat i kanë kontribuar kësaj situatë. ”Në vitin 2022 janë nënshkruar 10290 kontrata publike në vlerë prej 559 milonë euro, 20.8% e tyre janë të negociuara duke anashkaluar procedurat e prokurimit publik sipas ligji ”Raporti për Vendin, faqe 72.

Nacionale: Si e vlersoni strukturën e ndarjes së buxhetit nga Qeveria dhe ku duhet të orientohet buxheti i shtetit?

Bajrami: Një dështim tjetër i kësaj Qeverie është ndryshimi i strukturës buxhetore, ku më shumë se 1/3 shkon në subvencione dhe transfere pa ndonjë vlerë të shtuar në ekonomi. Derisa në vitin 2017 pjesëmarrja e investimeve kapitale në buxhetin total ka qënë 36%, në vitin 2022 kjo pjesëmarrje ka rënë në 16%, ndërsa po për këto vite pjesëmarrja e subvencioneve është rritë nga 23% në 41%. Kjo strukturë buxhetore është e paqedrushme, sepse ne sot kemi vetëm 30% të qytetarëve të moshës së punë të punësuar dhe kemi 70% qe janë të papunë, shumica të regjistruar si joaktiv në tregun e punës. Andaj buxheti duhet të orientohet në politika zhvillimore që krijojnë kushtë me të mira për të bërë biznes dhe në krijim të vendeve të reja të punës.

Nacionale: Si e vlerësoni punën e Qeverisë Kurti gjatë kësaj periudhe të qeverisjes dhe çka duhet bërë në vitin 2024?

Bajrami: Këta 32 muaj të qeverisjes gjithashtu janë karakterizu me joefikasitet, pozita kyçe vakante e institucione vakante me muaj e disa me vite, mekanizma të tërë të rregullmit të tregut e të mbrojtjes së konkurrencës kanë qënë e disa ende edhe sot janë jashtë funksionit. Ka pasë nepotizëm e militantizëm në të gjitha rekrutimet, gjë që ka ulë besushmërinë në institucione. Për me tepër gjatë kësaj kohe nuk ka ndodhë asnjë reformë fiskale, reforma e fundit fiskale, nuk ka pasë as një reformë për përmirësim të ambientit të biznesit.

Qeveria gjithashtu ka refuzu të bashkëpunoj e bashkëbisedoj me sektorin privat, nuk ka pasë fare komunikim me odat dhe shoqatat e biznesit siç ka refuzaur të këtë dialog social me sindikatat. Thjeshtë gjatë këtyre tri viteve e ka luajtë dy role: atë të inkasantit duke vjelë taksa nga qytetarët dhe bizneset dhe të organizate bamirëse duke ju shtri direkt dorën me lëmoshë qytetarëve kinse unë jam ai që ju japë dhe ju shpetoj jetën, por nuk ka pasë vizion e besa as vullnet e dijeni që këtë vend ta bëj me të mirë për të gjithë.

Sa ju përket premtimeve që i përmenda në fillim, ato premtime e LVV do t’i vlejnë edhe për fushatën tjetër sepse asnjë nuk e ka realizu – asnjë.