Qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Integrimi Evropian ka publikuar momentin kur udhëtarët paviza nisen drejt Evropës.
“Fillimi e një ëndrre”, shkruan mbi videon e publikuar në faqen e tyre në Facebook.
Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen – duke përjashtuar Spanjën që nuk e njeh pavarësinë e as pasaportën e Kosovës dhe Britaninë e Madhe, e cila ka dalë jashtë BE-së.