Analisti politik Milazim Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili dje ka marrë meritat për procesin e liberalizimit të vizave.
Ai ka bërë me dije se partia në pushtet e ka penguar këtë proces kur kishte ngritur si kauzë demarkacionin më Malin e Zi dhe Asociacionin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se nuk është fer të lavdërohet ata që e kanë penguar këtë proces.
“Nuk po kam dëshirë të bëj komente politike, vërtet. Ama duhet të thuhet e vërteta se liberalizimin e vizave e kanë penguar LVV e AAK në vitet 2014 e 2015, për demarkacionin dhe Asociacionin. Njerëzit harrojnë edhe me i pi ilaçet e lëre më që harrojnë kush çka ka vepruar atëherë. Mirë që ndodhi tash liberalizimi, ama nuk është fer të lavdërohen ata që e kanë vonuar. Bile pak asht edhe marre. Po meqë “marrja nuk e ka mbytë kerkan”, grahni me manipulime”, ka shkruar Krasniqi.