Ish-ministri slloven flet për liberalizimin e vizave: Me PDK-në avokuam disa vite

Ish-ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë, Roman Jakiq, e ka quajtur lajm të mirë heqjen e vizave për kosovarët.

Jakiq, për këtë sukses, ndër të tjëra e ka falënderuar ish-partinë në pushtet, PDK-në.

“Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Nga sot ata mund të udhëtojnë në zonën Shëngen të Bashkimit Evropian pa viza, gjë që ne së bashku me Rrjetin Liberal të Evropës Juglindore (LIBSEEN), Partinë Demokratike të Kosovës, Partinë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, kemi avokuar në vitet e fundit. Ju faleminderit të gjithëve”, shkroi Jakiq.