Nga sot kosovarët mund të lëvizin me targa RKS nëpër Serbi. Për këtë ka dhënë një koment deputeti i VV-së, Dimal Basha.
Ai thotë se “sot shtetasit serb vazhdojnë të vënë stikersa në Kosovë, kurse qytetarët tanë qarkullojnë lirshëm me RKS në Serbi”.
Postimi i tij i plotë:
“Dikur shoferët tanë detyroheshin me vu stikersa në Serbi, kurse shoferët serb qarkullonin lirshëm me targa të Serbisë në Kosovë!. Sot shtetasit serb vazhdojnë të vënë stikersa në Kosovë, kurse qytetarët tanë qarkullojnë lirshëm me RKS në Serbi!. Ndryshimi ka emër! Albin Kurti”.
Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës që të marrë vendim sikur Serbia për t’i lejuar targat e saj të qarkullojnë në Kosovë, pa i mbulur. Por, Kurti ka thënë se së pari do të shohin nëse Serbia po e zbaton vendimin për targat RKS.