Shumë “armë” në duart e kosovarëve, me to u kryen 71 grabitje vitin e kaluar

Grabitjet e armatosura gjatë vitit të kaluar kanë qenë të larta.

Cak i ‘maskave’ kanë qenë filialet bankare-këmbimoret, pompat e derivateve të naftës, marketet, e shtëpitë private.

E gjatë vititi që lam pas numri i grabitjeve në vendin tonë ka arritur shifrën prej 71.

Kjo është bërë e ditur përmes një përgjigje për lajmi.net nga ana e Policisë së Kosovës.

‘’Gjatë vitit 2023 numri i rasteve të grabitjeve është 71’’, thuhet në përgjigjen e PK-së për lajmi.net

Theksojmë se Grabitja është vepër penale e cila ndëshkohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas dispozitave ligjore, kushdo që kryen grabitje mund të dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 15 vite.

Po ashtu grabitja mund të dënohet edhe me burg të përjetshëm kur ajo rezulton me vdekje