Tahiri: E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka hedhur kritika ndaj qeverisë lidhur me liberalizimin e vizave.

Sipas Tahirit, e vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri.

‘’KM Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim’’, ka shkruar Tahiri.

Më tutje Tahiri ka thënë se në faktë kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi.