Osmani uron Belgjikën pasi mori kryesimin e BE-së: Pres të punojmë së bashku

Nga dita e sotme Belgjika edhe zyrtarisht e ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

E lidhur me këtë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes se Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian.

Osmani në platformën X, tha se Kosova mezi pret të punojë me partnerët e saj belgë, drejt anëtarësimit të saj në BE.

’I urojmë Belgjikës një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së! Mezi presim të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë në muajt e ardhshëm për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës në BE dhe për të përmbushur objektivat tona të përbashkëta @EU2024BE’’, ka shkruar ajo.

Belgjika, vendi në të cilin edhe ndodhet selia e Bashkimit Evropian, dhe i cili ishte i pari që kishte rolin e kryesuesit kur ky sistem u vendos, do të kryesojë për të 13 herë me radhë.