Shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik, liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ai shkruan ne platformën X, se heqja e regjimit të vizave, i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme por edhe BE-së.
’’Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave #IntegrimiEuropian’’.