Bota [me Kosovën] më 2023 – çka e karakterizoi atë?

Tensionet në veri të Kosovës, lufta e pamëshirshme në Ukrainë, dhuna në Lindjen e Mesme – janë vetëm disa nga ngjarjet që karakterizuan botën më 2023.

6 shkurt 2023

Një tëmet prej 7.8 ballësh goditi Turqinë juglindore dhe pjesë të Sirisë, në orët e hershme të 6 shkurtit, i pasuar nga tërmete të shumta më të vogla. Numri i të vdekurve e kaloi shifrën 50 mijë në të dyja vendet.

17 mars 2023

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një fletarrestim ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për përgjegjësi për krime lufte të kryera gjatë pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga Rusia.

26 maj 2023

Protestuesit në Zveçan, në veri të Kosovës u përleshën me policinë, teksa turmat e serbëve u përpoqën të parandalonin hyrjen në zyrë të kryetarit shqiptar. Trazira të ngjashme shpërtheyn edhe në dy komuna të tjera të banuar me shumicë serbe, ku shqiptarët fituan zgjedhjet mes bojkotit nga serbët. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, dislokoi trupa shtesë në përpjeke për të rikthyer paqen. Dhjetra trupa të KFOR-it u lënduan në përleshjet me protestuesit në Zveçan, më 29 maj.

6 qershor

Shpërthimi i digës Nova Kahovka në lumen Dnjepër shkaktoi vërshime masive në një zonë të okupuar nga Rusia në jug të Ukrainës. Fshatra dhe qyteza u përmbytën, ndërsa disa mijëra njërëz u detyruan të evakuohen. Ukraina akuzoi Rusinë, e cila e kontrollon digën që nga muajt e hershëm të vitit 2022, për sabotim të qëllimshëm.

7 qershor

Zjarret pyjore u përhapën nëpër Kanada ndërsa tymi arriti deri në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke ngritur alarmin për cilësinë e ajrit, qindar kilometra larg vatrave të tyre. Për zjarret e përhapura u fajësua moti i pazakonshëm i nxehtë dhe i thatë, i nxitur nga ndryshimet klimatike.

1 gusht 2023

Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi ish-presidetnin Donald Trump për konspiracion për mashtrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes pengimit të Kongresit për certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden në zgjedhjet e 2020-ës. Ai gjithashtu akuzohet për mashtrim biznesor, për shkelje gjatë fushatës dhe për nxjerrje të dokumenteve të ndjeshme nga Shtëpia e Bardhë.

24 shtator 2023

Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic. Në përleshjet e armatosura që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai përsonalisht e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

6 tetor 2023

Komiteti norvegjez për Nobel, ia ndau çmim Nobel për Paqe aktivistes iraniane për të drejtat e grave Narges Nohammadi, e cila po vuan një dënim me burgim prej 12 vjetësh.

7 tetor 2023

Grupi radikal palestinez, Hamas, nisi një sulm të befasishëm në jug të Izraelit, duke lëshuar raketa nga Gaza dhe duke dërguar luftëtarë matanë kufirit. Izraeli u kundërpërgjigj me bombardime më të ashpra në Rripin e Gazës, bombardime që vazhdojnë edhe sot e që kanë lënë të vdekur mbi 20 mijë persona.

14 dhjetor

Teksa Ukraina po vazhdon një luftë gati dyvjeçare kundër pushimit rus, Bashkimi Evropian u pajtua për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit të dërrmuar.

/Sinjali