Mot me diell dhe vranësira është parashikuar të mbajë moti të shtunën, ndërkaq mëngjeset parashihen të jenë me mjegull dhe ngrica.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 9°C, pasdite priten edhe reshje shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe e lehtë, me shpejtësi prej 5-15 km/h.